Hamza viziton rezervuarët e ujësjellsit “Mitrovica” pas incidentit në veri, falënderon ata që po sanojnë gjendjen

Kryetari i Mitorvicës së Jugut dhe kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar sot në mëngjes rezervuarët e kompanisë rajonale të ujësjellsit “Mitrovica” për të parë gjendjen e tyre.

Hamza ka falendëruar të gjithë ata që po angazhohen për të sanuar dëmin e shkaktuar në kanalin e Ibër-Lepencit, mediat për raportimin korrekt dhe aleatët ndërkombëtarë për reagimin e tyre të shpejt për ndodhinë në veri.

“Këtë paradite isha te rezervuarët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” për ta parë nga afër gjendjen e tyre.

I falënderoj të gjithë zyrtarët që po angazhohen në vendngjarje për sanimin e dëmit, qytetarët për durimin, mirëkuptimin e maturinë dhe mediat për raportimin korrekt. U jam mirënjohës të gjithë partnerëve ndërkombëtarë për reagimet e tyre të shpejta dhe të vendosura për zhvillimet në veriun e vendit.Siguria e qytetarëve, siguria e infrastrukturës publike, ruajtja e rendit dhe rikthimi i normalitetit duhet të jenë prioritete absolute për të gjithë ne”, ka shkruar Hamza.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit