Kosova fiton shtatë medalje në Kampionatin Ballkanik të Mundjes në Kroaci

Kosova ka fituar shtatë medalje në Kampionatin Ballkanik të Mundjes, i cili u zhvillua në Koprivnicë të Kroacisë, në kategoritë U15, U17 dhe U20.

Në kategorinë U20 për femra, Lonisa Reka, Dorentina Nezaj dhe Lorena Duraj siguruan medalje të argjendta.

Në U17, Harun Shipkovica fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Flutura Zeneli u stolis me medalje të bronztë.

Ndërkaq, në kategorinë U15, Adis Berisha dhe Jahja Shipkovica fituan medalje të bronzta, bën të ditur Federata e Mundjes e Kosovës, përcjell Sinjali.


Kështu, përfaqësuesit e Kosovës siguruan gjithsej shtatë medalje në këtë garë, bën të ditur Federata e Mundjes e Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit