Kurti takon komandantin e KFOR-it pas sulmit terrorist në Ibër Lepenc, diskutohet garantimi i sigurisë në vend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, kanë takuar Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major, Enrico Barduani, pas sulmit terrorist që ka ndodhur mbrëmë në kanalin kryesor të Ibër Lepencit në Zubin Potok.

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar rreth bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet institucioneve të sigurisë dhe KFOR-it në garantimin e sigurisë së infrastrukturës kritike dhe sigurisë në vend.

“Kryeministri Kurti falënderoi KFOR-in për gatishmërinë për të asistuar në riparimin e dëmeve të shkaktuara nga sulmi i mbrëmshëm dhe tejkalimin e situatës. Palët u pajtuan që të mbesin në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm”, shkruhet mes tjerash në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit