Deputeti i Guxo: Gërvalla dhe Peci nganjëherë mund të mos ia qëllojnë, ka mos koordinim në parti

Deputeti i Listës “Guxo”, Ekrem Mustafa, pranon se ka moskoordinim brenda subjektit të tij politik. Madje, ai thotë se drejtuesit e partisë së tij, Donika Gërvalla dhe Faton Peci, nganjëherë mund të mos ia qëllojnë me vendimet e tyre.

“Nuk mund të them që ka përplasje, por mosdakoordim ka, sepse dikush mendon ndryshe e dikush jo”, u shpreh Mustafa.

I pyetur se a ka ndryshuar qasja e ministrit Peci e ministres Gërvalla karshi deputetëve të GUXO-s, Mustafa pranon se qasja nuk është e njëjtë.

Deputeti Mustafa madje shprehet se Peci e Gërvalla ndonjëherë nuk ja qëllojnë.

“Secili i sheh edhe interesat e veta. Edhe liderët politik i kanë qëllimet e veta. Edhe Peci edhe Gërvalla mendojnë të bëjnë më të mirën, por nganjëherë nuk mund të ia qëllojnë. Qasja ndryshon me kohë dhe nuk mund të jetë çdo herë njëjtë”, deklaroi Mustafa.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit