Skandali me pulën e infektuar në ‘KFC ALBANIA’ nxjerr në skenë grupin mafioz shqiptaro-gjeorgjian. Lidhja me piramidën ‘Gulf’ dhe Amant Josifin

Një rrjet kriminal i fuqishëm shqiptaro-gjeorgjian ka depërtuar në Shqipëri, duke operuar në hije përmes fasadës së ‘fast-food-eve të njohura ‘KFC ALBANIA’ dhe skemave piramidale si karburantet Gulf.

Ky grup, që përbëhet nga individë të skeduar për mashtrime dhe pastrim parash, po shfrytëzon çdo mundësi për të rritur perandorinë kriminale duke shkaktuar dëme në ekonomi dhe shëndetin publik të shqiptarëve.

Albano Aliko, një nga kokat e skemës piramidale të karburanteve Gulf, është i lidhur me ‘KFC ALBANIA’ përmes gjeorgjianëve Otari Katamadze dhe Revaz Saakadze, të dy të njohur për përfshirjen në mashtrime financiare dhe pastrim parash përmes call center-ave.

Skandali me pulën e infektuar në ‘KFC ALBANIA’ nxjerr

Alban Aliko

GLOBAL FAST FOOD (KFC Albania) u themelua fillimisht në shkurt 2015 me emrin ‘DADU’ shpk nga Albano Aliko dhe Otari Katamadze, duke ndarë të njëjtën adresë fizike me piramidën ‘Gulf’. Në shtator të po atij viti, Aliko shiti aksionet e tij tek ‘GLOBAL FAST FOODS LIMITED’, një kompani offshore e regjistruar në British Virgin Islands dhe e kontrolluar nga Otari Katamadze. Katamadze më pas shiti pjesën e tij duke i kaluar pronësinë të njëjtës kompani, duke krijuar kështu një rreth të mbyllur që garanton fshehtësinë dhe paprekshmërinë e këtij grupi kriminal. 

Skandali me pulën e infektuar në ‘KFC ALBANIA’ nxjerr

Por tentakulat e mafiozëve nuk përfundojnë këtu. Bosi gjeorgjian i mashtrimit me FOREX, Revaz Saakadze është i lidhur edhe me babanë e bosit tjetër të call center-ave, Amant Josifi, ortak i Olsi Ramës, përmes kompanisë së ndërtimit ‘’Balkan Investment Group’’, që përdoret për pastrimin e parave nga aktivitetet e dyshimta të call center. Për të kamufluar këto lidhje, Aleksandër Josifi është aksioner përmes firmës New Standard, ndërsa Saakadze përmes Construction 21.

Kompanitë e lidhura me ‘Gulf’ dhe ‘KFC ALBANIA’ janë të strukturuara përmes një rrjeti kompleks offshore, me lidhje në British Virgin Islands dhe kompani të tjera të regjistruara në parajsa fiskale. Kjo skemë është zbuluar dhe në Panama Papers, ku përfshihen emra të njohur të oligarkëve rusë dhe gjeorgjianë që veprojnë përmes ndërmjetësve si Saakadze dhe Katamadze për të ruajtur fshehtësinë e pasurive dhe aktivitetit të tyre.

Veprimet e këtij rrjeti kriminal në Shqipëri nuk janë vetëm një kërcënim për shëndetin publik, përmes produkteve të infektuara që shiten në ‘KFC’, por edhe një goditje për ekonominë përmes skemave piramidale dhe pastrimit të parave. Ky është një grup i strukturuar dhe i mirëorganizuar, që vepron në qetësi, i patrazuar nga drejtësia. Ky rrjet qëndron në hije, duke përdorur çdo mjet të mundshëm për të shpëtuar nga ligji, ndërsa autoritetet heshtin.

Pra, skandali i ‘KFC ALBANIA’ me mishin e pulës të infektuar me salmonelë hodhi dritë mbi grupin mafioz shqiptaro-gjeorgjian të përfshirë në mashtrime financiare, pastrim parash, skema të mashtrimit me Forex dhe aktivitete të tjera kriminale.

Këta mafiozë, me manovrat e tyre po shkatërrojnë reputacionin e rrjetit ndërkombëtar të fast-food-it KFC, duke rrezikuar shëndetin publik dhe duke pastruar para përmes investimeve në pasuri të paluajtshme, të gjitha nën maskën e ‘KFC’.

Ky është një rast urgjent që kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga drejtësia dhe organet ndërkombëtare për të shpërbërë këtë rrjet të fuqishëm kriminal që po helm Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Skandali me pulën e infektuar në ‘KFC ALBANIA’ nxjerr

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit