Trump në epërsi ndaj Harris në Indinana dhe Kentuky

Ka filluar numërimi i votave në dy shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Indiana dhe Kentucky.

Sipas të dhënave të para nga këto shtete të njohura për prirjen e tyre të mbështetjes për Partinë Republikane, ish-presidenti Donald Trump ka grumbulluar 139 mijë vota, ndërsa Kamala Harris ka marrë 78 mijë vota.

Një pjesë e vendvotimeve në Indiana dhe Kentucky janë mbyllur, duke shënuar përfundimin e procesit të votimit në disa zona. Vendvotimet e mbyllura janë ato që ndodhen në Zonën Kohore Standarde Lindore në orën 18:00, duke lënë të hapura ato në Zonën Kohore Qendrore deri në orën 19:00 (ET).

Indiana dhe Kentucky janë dy nga shtetet e para që përfundojnë votimet dhe fillojnë numërimin e votave.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit