E rëndë: Humb jetën një person në Malishevë pasi u godit nga një veturë teksa ishte në karrocë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Banjë të Malishevës, ku një person në karrocë është goditur për vdekje nga një veturë.

Drejtuesi i makinës dyshohet se ka goditur karrocën e invalidit me të cilën ishte duke lëvizur në rrugë me zhavorr viktima.

Në vendin e ngjarjes, kanë dalë edhe njësitë përkatëse të Policisë, me ç’rast janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Lidhur me këtë, i dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është dërguar në mbajtje, teksa rasti po hetohet.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit