Elezi: Aksionet tregojnë se Policia punon pa dallime etnike

Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi, thotë se Policia e Kosovës, po bën aksione në veri, pa dallime etnike.

”Policia e Kosovës në vazhdimësi është koordinuar me AKI-në, me të cilët bëjnë matje në kohë reale në mënyrë që të dihet se çfarë të plasohet në opinion. Policia e Kosovës pa dallime etnike bën zbatimin e ligjit’’ thotë ai.

Elezi, thotë se këto aksionet e Policisë së Kosovës në veri, nuk kanë ndonjë ndërlidhje me aksionet e fundit të bëra në Ministrinë e Infrastrukturës.

‘’Aksionet e fundit tregojnë se Policia e Kosovës bën veprime mbi baza të ligjit dhe jo mbi baza etnike. Pra veprimet e Policisë në veri dhe veprimet e tyre politike, nuk ndërlidhën mes vete. Ekziston akoma rreziku për sulm tjetër në Veri’’ tha ai.

Për Elezin, aksionet e tilla tregojnë para ndërkombëtareve se Kosova është e gatshme të sundoj ligjin edhe kur janë në pyetje pushtetarët.

‘’Ndërkaq për aksionin e sotëm, tregon se Kosova është e gatshme të sundoj ligjin edhe kur janë në pyetje pushtetarë dhe nuk kisha dashur të i ndërlidhi këtë aksion me ato në Veri’’ u shpreh  Bedri Elezi. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit