Modelja shqiptare, Adrola Dushi, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, duke sjellë një kombinim të elegancës dhe stilit modern.
Ajo ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi, ku shfaqet e veshur me një fustan të zi, duke dëshmuar edhe një herë preferencën për paraqitjet klasike dhe plot finesë.
“Një tjetër lloj elegance”, ka shkruar Adrola në përshkrimin e fotografive, duke e shoqëruar postimin me një mesazh të shkurtër, por domethënës.

Fotografitë janë realizuar nga Arton Humolli, ndërsa paraqitja e modeles është publikuar edhe në bashkëpunim me Twinset Prishtina.
Me këtë paraqitje, Adrola sjell një tjetër moment mode, ku e zeza mbetet simbol i elegancës dhe bukurisë së përjetshme.












