Shkruan Ismet Haziri
Prishtina ka qenë gjithmonë streha e gjithë shqiptarisë në kohë të vështira.
Këtu janë pritur, janë bashkuar dhe janë ngritur shqiptarët nga të gjitha trojet.
Sheshet e Prishtinës nuk duan konflikt brenda kombëtar.
Ato ruajnë krenarinë, kujtimin dhe dinjitetin tonë.
Çdo simbol i Nënës së madhe, Nënë Terezës, na bën nder e krenari.
Ajo nuk ka krijuar kurrë konflikte. Ajo ka shëruar shpirtra, ka sjellë shpresë dhe ka përhapur dashuri kudo ku ka shkuar.
Emri dhe vepra e saj nuk na ndajnë, na bashkojnë.
Në Ditën e Flamurit, e drejta e qeverisjes lokale duhet të respektohet, sepse buron nga vota e qytetarëve dhe nga Kushtetuta.
Mosmarrëveshjet zgjidhen me ligj, me dialog dhe me respekt, jo me përplasje.
Politika nuk duhet të përçajë e as të sundojë.
Politika duhet të bashkojë dhe të zhvillojë.
Prishtina është e të gjithëve. Festa është e të gjithëve. Flamuri është i të gjithëve.
Gëzuar 28 Nëntorin!









