Edi Rama i kërkon BE-së t’ia japë Kosovës statusin e kandidatit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që Kosovës t`i hapet rruga drejt statusit të vendit kandidat, duke e cilësuar këtë si nevojë urgjente.

Gjatë samitit për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, në Tiranë, Rama u ka bërë thirrje përfaqësuesve të vendeve anëtare të BE-së që ta mbështesin këtë proces.


“Dua të shfrytëzoj rastin nga prania e shumë përfaqësuesve këtu të vendeve anëtare të BE-së, për të nënvizuar nevojën urgjente për t’u hapur drejt statusit të kandidatit për Kosovën, sepse është shumë i nevojshëm”, ka deklaruar Rama.

Ai ka thënë se kjo kërkesë do të jetë pjesë e çdo bisede të tij dhe të përfaqësuesve të Kosovës në takimet me zyrtarët e Bashkimit Evropian nga vendet anëtare.


“Ne mendojmë që nuk ka asnjë kuptim që Kosova të lihet jashtë procesit, ndonëse statusi i kandidatit nuk do të thotë anëtarësim automatikisht, por do të thotë që BE-ja është serioze kur vjen puna te riangazhimi në kohë kaq të vështira dhe të trazuara”, ka thënë Rama.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit