Ilaçi që parandalon HIV-in mund të dalë në treg në shkurt, pritet miratimi për versionin gjenerik

Kompania farmaceutike indiane Hetero është pranë marrjes së miratimit rregullator për një version gjenerik të ilaçit “Lenacapavir”, të zhvilluar nga Gilead Sciences, i cili përdoret për parandalimin e infektimit me HIV, raportojnë burime të Reuters.

Sipas dy burimeve të njohura me çështjen, ilaçi mund të dalë në tregun indian që në muajin shkurt, nëse miratimi përfundimtar merret në kohë.

Hetero ka kërkuar autorizim për të dy format e ilaçit, atë injektues dhe atë oral, për përdorim në parandalimin e HIV-it. Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse versioni gjenerik do të miratohet edhe për trajtimin e pacientëve me HIV rezistent ndaj disa ilaçeve.

Lenacapavir, i tregtuar në SHBA për parandalim me emrin “Yeztugo”, është një medikament me veprim të zgjatur, i cili administrohet përmes injeksionit dy herë në vit, krahas tabletave orale në fazën fillestare. Ai paraqet një alternativë ndaj përdorimit të përditshëm të tabletave për profilaksinë para ekspozimit (PrEP).

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka rekomanduar këtë ilaç si një mundësi shtesë për parandalimin e HIV-it, pas rezultateve të studimeve që kanë treguar efektivitet të lartë në uljen e rrezikut të infektimit.

India vlerësohet të ketë rreth 2.56 milionë persona që jetonin me HIV në vitin 2024, rreth 6.3 për qind e numrit global.

Hetero tashmë ka nisur dërgesat e versionit gjenerik injektues në disa vende afrikane, përfshirë Zambinë, Ugandën dhe Zimbabvenë, me planifikimin e furnizimit fillestar prej 300 mijë dozash.

Gilead Sciences ka licencuar gjashtë prodhues të ilaçeve gjenerike, përfshirë Hetero, për prodhimin dhe furnizimin e këtij medikamenti në 120 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, me synimin për të zgjeruar qasjen në parandalimin e HIV-it.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit