Shiroka-Pula takohet me presidentin kroat në Ohër: Anëtarësimi në NATO, prioritet strategjik

Presidentja Justina Shiroka-Pula është takuar me homologun e saj kroat, Zoran Milanoviq, në kuadër të Procesit Brdo–Brijuni, që po mbahet në Ohër.

Siç njofton Presidenca, Shiroka-Pula ka vlerësuar rolin e Kroacisë në themelimin dhe zhvillimin e kësaj nisme rajonale, si dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në mbështetje të integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.


Ajo theksoi se ky proces përbën një platformë të rëndësishme për dialog politik, koordinim rajonal dhe avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës.

Duke folur për rrugën europiane të Kosovës, Shiroka-Pula ka thënë se orientimi euroatlantik i Kosovës mbetet i palëkundur.

Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
“Presidentja theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik dhe se ky hap do të kontribuonte në sigurinë dhe stabilitetin e qëndrueshëm të gjithë rajonit. Ajo vlerësoi marrëveshjen trepalëshe të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë, të nënshkruar më 18 mars 2025, si një hap të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe ndërveprueshmërisë”.

Presidentja theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në fushën e ekonomisë, rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe krijimit të mundësive të reja për investime.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit