A do të kandidojë për kryetar të PDK-së? Përgjigjet Fatmir Limaj

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka përjashtuar mundësinë që të pretendojë postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, duke bërë të ditur se prioriteti absolut i tij dhe i partisë që drejton mbetet procesi gjyqësor në Apel në Hagë.


Në një prononcim për media të enjten, Limaj u shpreh se nuk ka ambicie për të drejtuar asnjë subjekt tjetër politik.

Sa i përket çështjes së Ligjit për Gjykatën Speciale, ai theksoi se iniciativat e veprimet nuk duhet të paragjykohen, pasi sipas tij, çdo hap ligjor që ndërmerr Kosova do të ketë efektin e vet, varësisht nga përmbajtja e ligjit.


Limaj ndër të tjera, deklaroi se për 7 vjet nuk është bërë asgjë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Krejt çka nuk duhet me ba e s’ka efekt, ajo çka ka ndodhë për 7 vjet e s’kemi bërë asgjë”. “Duke mos bërë asgjë s’ka pas kurrfarë efekti. Dhe çdo gjë tjetër që bëhet iniciativa konkrete siç ka qenë ligji ose si do të vjen projektligji i ri që ende nuk e dimë sepse nuk e kemi parë, do ta shohim, është një hap drejt ndryshimit të kësaj padrejtësie”, ka deklaruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit