Operatori i Sistemit, Tregut dhe Transmisionit të Energjisë në Kosovë (KOSTT), ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit ka shpërthyer një zjarr në autotransformatorin AT2 (400/220 kV) në nënstacionin Kosova B.
Ky institucion ka theksuar se furnizimi me energji elektrike në vend ka vazhduar pa ndërprerje, pasi avaria në autotransformator nuk ka ndikuar në funksionimin e sistemit elektroenergjetik të Kosovës.
KOSTT njofton se ekipet teknike janë në terren duke vlerësuar dëmet dhe duke shqyrtuar rrethanat në të cilat ka ndodhur shpërthimi i zjarrit.
“Menjëherë pas raportimit të zjarrit, ekipet tona njoftuan shërbimet emergjente, të cilat dolën në vendin e ngjarjes. Ekipet teknike janë në terren, ku po vlerësojnë dëmet dhe po shqyrtojnë rrethanat në të cilat ka ndodhur avaria”- thuhet në njoftimin e KOSTT-it.









