Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të ndriçohet sonte me ngjyrë portokalli, në kuadër të fushatës ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
Sipas njoftimit të Kuvendit, ndriçimi me ngjyrë portokalli do të bëhet në orën 18:30.
Ky aktivitet synon të shprehë solidaritetin dhe përkushtimin institucional në luftën kundër dhunës me bazë gjinore, si dhe të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit për këtë çështje shoqërore.









