Arian Tahiri reagon për përleshjen në Kuvendin e Mitrovicës: Nuk do të lejojmë keqpërdorimin e pronave publike

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka reaguar pas konfliktit fizik të ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, mes stafit të kryetarit Faton Peci dhe asamblistëve të PDK-së.


Në reagimin e tij, Tahiri ka thënë se ngjarja e sotme është pasojë e asaj që ai e cilëson si arrogancë, papërgjegjësi dhe qeverisje të mbrapshtë të instaluar në qytet.

“Ky pushtet abuziv e ka shndërruar Kuvendin Komunal në arenë provokimesh e përplasjesh fizike, ndërkohë që në prapaskenë po bën pazare me pronat publike. Nuk do ta lejojmë askënd t’i keqpërdorë pasuritë e Mitrovicës për interesa politike, personale apo klienteliste. Kushdo që tenton ta bëjë këtë, do të na ketë përballë! Pronën publike dhe interesin e qytetarëve do t’i mbrojmë në çdo mënyrë dhe me çdo kusht!”, ka shkruar Tahiri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit