Kurti nuk tregon nëse janë pranuar rekomandimet e ekspertëve për Ligjin për Specialen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është deklaruar nëse rekomandimet e ekspertëve juridikë janë pranuar në draftin e ri të Ligjit për Dhomat e Specializuara, të njohur si Ligji për Specialen.

Kurti nuk ka dhënë përgjigje konkrete lidhur me këtë çështje, ndërsa më herët kishte bërë të ditur se Qeveria është në pritje të përfundimit të draftit nga ekspertët juridikë.


Drafti i ri pritet të përfshijë ndryshimet e dakorduara ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, si dhe rekomandimet e ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë.

Nisma për ndryshimin e Ligjit për Specialen vjen pasi presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e kishte kthyer për rishqyrtim ligjin e miratuar në Kuvend, me kërkesë që të përfshiheshin rekomandimet e ekspertëve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit