ALARM NË BRUSNIK: Rryma po ua djeg pajisjet qytetarëve, shtyllat e dëmtuara rrezikojnë banorët!

Banorët e fshatit Brusnik në Komunën e Vushtrrisë po përballen me një problem serioz dhe të vazhdueshëm me furnizimin me energji elektrike. Luhatjet e shpeshta të tensionit, lidhjet e shkurtra dhe gjendja e rëndë e rrjetit elektrik po u shkaktojnë dëme të vazhdueshme pajisjeve elektrike nëpër shtëpi.

Sipas shqetësimeve të banorëve, problemi lidhet me shtyllat e dëmtuara dhe përçuesit elektrikë që, në disa raste, preken mes vete, duke shkaktuar shkëndija, lidhje të shkurtra dhe luhatje të tensionit.

Kjo situatë, sipas banorëve, nuk është më thjesht një shqetësim i përditshëm, por është shndërruar në një problem serioz financiar dhe rrezik për sigurinë e tyre. Ata thonë se pothuajse çdo muaj detyrohen të shpenzojnë para për riparimin ose zëvendësimin e pajisjeve elektrike që dëmtohen si pasojë e problemeve me rrymën.

Gazeta Kosova kishte raportuar edhe para një jave për gjendjen shqetësuese në Brusnik, por pavarësisht alarmit të ngritur dhe ankesave të banorëve, problemi vazhdon të mbetet i pazgjidhur.

Ajo që e bën edhe më shqetësuese këtë situatë është fakti se banorët nuk po shohin reagim konkret nga institucionet dhe përgjegjësit për energjinë elektrike. As në nivel lokal në Vushtrri, as në Mitrovicë e as në Prishtinë, deri më tani nuk është parë një zgjidhje që do t’u jepte fund këtyre problemeve.

Banorët shtrojnë një pyetje të drejtë: Deri kur duhet të presin dhe sa pajisje të tjera duhet t’u dëmtohen para se dikush të marrë përgjegjësi dhe të ndërhyjë?

Nuk është e pranueshme që qytetarët të paguajnë çdo muaj për energjinë elektrike dhe, për më tepër, të detyrohen të paguajnë nga xhepi i tyre për dëmet që po u shkaktohen nga rrjeti problematik.

Brusniku nuk ka nevojë për premtime, por për ndërhyrje urgjente. Para se të ndodhë ndonjë incident më i rëndë, përgjegjësit duhet të dalin në terren dhe ta zgjidhin këtë problem!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit