U tha se sulmi me dron ndaj anijes ruse u nis nga Shqipëria, reagon Ministria e Jashtme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas raportimeve se sulmi me dron detar ndaj një anije ruse, dyshohet se ka origjinën nga territori shqiptar.

Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, Ministria i ka cilësuar këto raportime si të pasakta dhe që nuk pasqyrojnë faktet.

“Shqipëria nuk ishte e përfshirë në këtë incident dhe territori i saj as nuk është përdorur dhe as nuk është vënë në dispozicion për nisjen apo lehtësimin e një sulmi të tillë”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Më tej, autoritetet shqiptare kanë theksuar se i refuzojnë kategorikisht këto pretendime, të cilat, sipas tyre, janë paraqitur pa prova të verifikueshme.

“U bëjmë thirrje përgjegjësve për përhapjen e tyre që të korrigjojnë informacionin dhe të tregojnë saktësi, kujdesin e duhur dhe përgjegjësi gjatë raportimit për çështje të një ndjeshmërie të tillë”, thuhet në njoftim.

Reagimi i diplomacisë shqiptare vjen pas pretendimeve për përfshirjen e territorit të Shqipërisë në një sulm me dron detar ndaj një anijeje luftarake ruse.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit