“Dora që s’e rrëzoi dot Serbia”, Çlirim Haziri për Jakup Krasniqin

Organizatori i iniciativës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri, ka publikuar një fotografi të ish-zëdhënësit dhe ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, duke e shoqëruar me një mesazh të fuqishëm e simbolik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haziri ka ndarë imazhin e Krasniqit, të cilin e ka përshkruar me fjalët: “Dora që s’e rrëzoi dot Serbia!”.

Ky reagim vjen menjëherë pasi Jakup Krasniqi përfundoi sot vizitën e tij katërditore në Kosovë, e cila iu mundësua për arsye humanitare nga Dhomat e Specializuara, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortës së tij, Sevdijes.

Kujtojmë se Krasniqi është dënuar me 25 vjet burgim në aktgjykimin e shkallës së parë në Hagë, ku edhe është rikthyer pasditen e sotme pas përshëndetjes emocionuese me familjarët e tij në Prishtinë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit