Anjeza pranon se e pëlqen Sharrin: Është shumë i bukur, e dua me zemër

Anjeza ka folur për raportin e saj me Sharrin gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother-it, duke pranuar se e pëlqen atë, por duke insistuar se mes tyre ekziston vetëm shoqëri.

E pyetur në dhomën e rrëfimit për ngacmimet dhe batutat e shpeshta që ia bën Sharrin, Anjeza ka thënë se ndihet shumë mirë në shoqërinë e tij.

Ajo, ndonëse ka treguar se jashtë shtëpisë ka një të dashur, nuk e ka fshehur pëlqimin për Sharrin.

“Raporti im me Sharrin është një shoqëri shumë e mirë, bëjmë shumë hajgare. Sharri normal që më pëlqen se është shumë i bukur. Nuk e di a ekziston ndokush që nuk i pëlqen Sharri, por unë me të jemi vetëm shokë”, është shprehur ajo.

Më tej, Anjeza ka thënë se e ngacmon shpesh Sharrin sepse i pëlqen ta bëjë këtë, duke shtuar: “E dua shumë, kështu, e du. Po ta pranoj, e dua me zemër”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit