Krejt çka dihet deri më tani për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka arritur në Kosovë nga Qendra e Paraburgimit në Hagë, në kuadër të një vizite familjare të aprovuar nga Dhomat e Specializuara për arsye humanitare bindëse, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdijes.

Sipas raportimeve në media, qëndrimi i tij i planifikuar në Kosovë do të jetë katër ditë. Gjatë kësaj periudhe, Krasniqi është vendosur dhe do t’i kalojë netët në hapësirat e zyrave të EULEX-it, ndërsa vizitat pranë familjarëve të tij në shtëpi u zhvilluan nën masa të rrepta të sigurisë dhe mbikëqyrjes nga autoritetet.

Gjatë qëndrimit në Velani, një numër qytetarësh u mblodhën në përkrahje dhe solidarizim me Krasniqin.
Kjo është hera e dytë që Jakup Krasniqi kthehet në Kosovë që nga arrestimi i tij në nëntor të vitit 2020, pas vizitës së parë që kishte realizuar në tetor të vitit 2024 për shkak të një rasti mortor në familje.


Gazeta i është drejtuar tashmë zyrtarisht me pyetje Dhomave të Specializuara në Hagë për të konfirmuar zyrtarisht detajet dhe kohëzgjatjen e plotë të qëndrimit të tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit