Sylë Dakaj u vra para gruas dhe vajzës, familjari zbulon të kaluarën e rëndë të të dyshuarit!

Hamez Dakaj, familjar i Sylë Dakajt, i cili u vra në parkingun e një shitorje në Suharekë, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke shprehur dhimbjen për humbjen tragjike të kushëririt të tij, shkruan GazetaKosova.net

Në reagimin e tij, Dakaj ka thënë se Sylë Dakaj u vra në mënyrë tragjike në parkingun e Shitores Benaf në Suharekë, në praninë e bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Ai ka ngritur shqetësime edhe lidhur me të kaluarën e të dyshuarit për këtë vrasje, Rrahman Hoti nga Samadraxha.

Sipas Dakajt, i dyshuari më herët ishte dënuar me 19 vjet burgim në Zvicër për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Duke iu referuar këtij informacioni, ai ka shtruar pyetjen se si është e mundur që një person me një të kaluar të tillë të përfshihet sërish në një ngjarje kaq të rëndë.

“Deri kur do të vazhdojnë këto vrasje në Kosovë? Deri kur familjet tona do të jetojnë me frikë? Kush do të mbajë përgjegjësi për këto tragjedi?”, ka shkruar Dakaj.

Në fund të reagimit, ai ka shprehur ngushëllime për familjen Dakaj dhe farefisin, duke theksuar se kujtimi i Sylë Dakajt do të jetojë përgjithmonë në zemrat e tyre.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit