Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur sot në takim Grupin Punues për hartimin, bashkërëndimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë, në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Gjatë takimit të thirrur nga e para e shtetit, kryesuesi i këtij grupi, Glauk Konjufca, së bashku me anëtarët e tjerë, e njoftuan Presidenten Shiroka-Pula për ecurinë e deritashme të punës në hartimin e kësaj strategjie mbrojtëse.
Diskutimet u përqëndruan në mbarëvajtjen e procesit dhe koordinimin ndërinstitucional, me fokus të veçantë në ofrimin e mbështetjës juridike, institucionale dhe diplomatike për fazën e apelit në Hagë.
Nga ana e saj, Presidentja shprehu mbështetjën e plotë për punën e Grupit Punues, duke theksuar rëndësinë e bashkërëndimit të veprimeve ndërinstitucionale dhe diplomatike për dokumentimin, mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës historike të Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe rolit të UÇK-së.
Lidhur me takimin ka njoftuar edhe u.d e Kryetarës së PDK-së, Vlora Çitaku, e cila ka falenderuar presidentn për mbështetjën e parezervë dhe gatishmërinë për të kontribuar në këtë përpjekje të përbashkët.
‘Do të qëndrojmë pranë tyre në betejën për drejtësi dhe do ta mbrojmë me vendosmëri të vërtetën për luftën e drejtë të UÇK-së.’, ka shkruar Çitaku.










