Zbulohet identiteti i të arrestuarit të shtatë të “Grupit të Kokainës”, i cili ishte në arrati

Tri ditë ka zgjatur arratia nga drejtësia e Albert Krasniqit, të dyshuar për trafikim të kokainës në rastin e njëjtë me ish-ministrin Astrit Haraqija.

Krasniqi, i cili nuk u gjet në shtëpinë e tij në Prishtinë gjatë operacionit policor të koduar “Heshtja” të shtunën, është kapur të martën, mësohet nga burime brenda Policisë së Kosovës.

Të mërkurën, në raportin 24-orësh, Policia ka njoftuar për arrestimin e personit të shtatë lidhur me operacionin “Heshtja”.

“Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin me 17.11.2026 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar, si dhe janë sekuestruar tri vetura”, tha policia.

Gjashtë persona të tjerë, të dyshuar për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal të trafikimit të substancave narkotike, u arrestuan të shtunën.

Njëri prej të dyshuarve u lirua në procedurë të rregullt, njoftoi policia të dielën.

Sipas dosjes së Prokurorisë së Shtetit, Albert Krasniqi dyshohet për posedim, shitje dhe shpërndarje të kokainës. Ai bashkëpunonte me Jeton Stanovcin, Astrit Haraqijën dhe pjesëtarët e tjerë të dyshuar të grupit.

Kransiqi, dyshohet se në bashkëpunim me Alban Malokun, i ndanin substancat në sasi të vogla e më pas i shisnin ato, bazuar në hetimet fillestare të realizuara nga prokurori Arben Hoti.

Përpos ish-ministrit të Kulturës, Astrit Haraqija, në këtë rast janë ndaluar edhe Jeton Stanovci, Alban Maloku, Gëzim Feka dhe Albana Xhemajli. Ata janë dërguar në paraburgim me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë të hënën.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit