Akil Gjakova fiton medaljen e bronztë në Grand Prix të Zagrebit, mposht spanjollin me Ippon

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix të xhudos në Zagreb, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Gjakova e siguroi medaljen të shtunën mbrëma, pas një paraqitjeje të shkëlqyer dhe një fitoreje spektakolare me Ippon ndaj spanjollit Anton Shualieiev.

Për Akilin kjo është një medalje e rëndësishme në rrugëtimin e rikthimit në nivelin më të lartë të xhudos botërore. Krahas medaljes, ai ka fituar edhe 350 pikë të vlefshme në ranglistën botërore.


Xhudisti kosovar pati një ditë intensive në Zagreb, ku regjistroi katër fitore radhazi përpara se të ndalej në gjysmëfinale.

Fillimisht, ai mposhti rumunin Lucian Dumitrescu, më pas ukrainasin Serhii Nebotov dhe Karim Abdulaevin nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Në çerekfinale, Gjakova triumfoi ndaj francezit Nathan Cadignan, duke siguruar kalimin tutje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit