Kombëtarja e Kosovës do të vazhdojë ndeshjen me një lojtar më pak, pasi mesfushori Veldin Hoxha është përjashtuar nga loja.
Hoxha u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke u detyruar të largohet nga fusha.
Kështu, “Dardanët” do t’i luajnë rreth 25 minutat e mbetura të takimit në disavantazh numerik, me një futbollist më pak në fushë.









