Baloku për rastin e Arlindës, kërkon dorëheqjen e Gazmend Muhaxherit, ndërkohë që mohojnë përgjegjësitë e ministrave

Armend Baloku, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, do të duhej të jepte dorëheqje pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila u vra pasi që shteti dështoi ta mbrojë.

“Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri e kam vetëm një pyetje pse ende heshtni? Qendra për Punë Sociale u përfshi në çështjen e kujdestarisë së djalit. Ju duhet të jepni llogari nëse qendra regjistroi dhunën që raportoi Arlinda, nëse caktoi një përgjegjës për rastin dhe çfarë përkujdesje u ofroi nënës e fëmijës. Komuna ka detyrë të ua sigurojë këto shërbime grave dhe fëmijëve që pësojnë dhunë. Po ishte dashtë dorëheqje për Kryetarin Gazmend Muhaxheri”, tha Baloku në fjalën e tij në Kuvend.


Por, kur kërkohej dorëheqja e Ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe atij të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, VV-ja doli shpejt në mbrojtje të tyre duke mos e parë të nevojshme dorëheqjen e tyre.

Madje, në një intervistë më 2 nëntor, Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se “nëse sot do ta kemi një dorëheqje të ministrit a do të ndalet dhuna, a do të ndalen vrasjet?”.


Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor nga kunati i saj me sëpatë. Ajo kishte kërkuar mbrojtje nga shteti, por shteti dështoi që ta mbrojë atë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit