Nga Parisi drejt Dublinit, Kurti merr pjesë në Samitin e IX të Komunitetit Politik Evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot drejt Irlandës, ku do të përfaqësojë vendin në Samitin e IX të Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili do të zhvillohet në Dublin.

Ngjarja e cila mbahet më 12 nëntor do të bëjë bashkë rreth 50 liderë nga e gjithë Evropa. Kryefjalë e diskutimeve në këtë nivel të lartë pritet të jenë çështjet kyçe të sigurisë, sfidat gjeopolitike aktuale me të cilat po përballet kontinenti, si dhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet shteteve evropiane.

Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin irlandez, Kurti pritet të zhvillojë një seri takimesh bilaterale me liderë shtetërorë, përfaqësues të lartë të institucioneve evropiane dhe drejtues të organizatave ndërkombëtare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit