Daut Haradinaj tregon lidhjet me familjen e Arlinda Zekajt dhe familjen Sylaj, ka disa fjalë edhe për ish-avokaten

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë, duke e cilësuar rastin si një nga më të rëndët dhe duke kërkuar dënim të ashpër për autorin.

Haradinaj tha se të dyja familjet, Zekaj dhe Syla, i njeh dhe i konsideron familje të respektuara në rajonin e Dukagjinit.

Ai u ndal edhe te përmendja e mbiemrit Haradinaj në këtë rast, duke paralajmëruar se askush nuk duhet të përdorë emrin e familjes për t’iu shmangur përgjegjësisë.

“Ajo epokë që ti mshefesh mas mbiemrit Haradinaj ka marrë fund. Kjo vlen për gjithkënd. Unë jam person publik, jo vetëm në Pejë e Gjakovë, por kudo. Ka me qenë rreptësisht e ndaluar kushdo që guxon me u mshef mas këtij emri”, deklaroi ai.

Haradinaj kërkoi që rastet e dhunës të denoncohen dhe që drejtësia të veprojë pa kompromis. Ai, ndërkaq, kritikoi ish-avokaten e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxhën, që kishte përmendur lidhjet e të dyshuarit me persona të afërt me familjen Haradinaj, duke pyetur se çfarë veprimesh kishte ndërmarrë ajo kur, sipas tij, kishte pasur informacione për rastet e mëhershme.

Ish-deputeti e akuzoi ministren Donika Gërvalla për, siç tha, përpjekje për ta zhvendosur vëmendjen nga krimi përmes deklaratave publike.

“Donika është e mirënjohur për këso show, sepse sheshi po ia kërkon dorëheqjen”, tha Haradinaj.

Ai kundërshtoi edhe përpjekjet për ta lidhur atë personalisht me veprimet e personave që kanë dalë në fotografi me të, duke thënë se nuk ka mundësi t’i dijë paraprakisht veprimet kriminale të secilit person me të cilin takohet.

“Është e pamundur mos me pas komunikim me persona të dyshimtë, sepse nuk kemi mekanizma që mundemi me i filtru kush del në foto me mu e kush nuk del”, u shpreh ai.

Haradinaj tha se askush nuk duhet të bëjë kompromis kur bëhet fjalë për përgjegjësinë para ligjit, por e konsideroi të padrejtë përdorimin e tragjedisë së Arlinda Zekajt për përplasje politike.

Ai po ashtu ia riktheu përgjegjësinë politike për rastin e Arlinda Zekajt ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçlës, duke thënë se emërimet në institucionet përkatëse janë bërë gjatë gjashtë viteve të fundit nga zinxhiri komandues i tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit