Djathi, qumështi dhe jogurti me yndyrë të plotë: A janë më pak të dëmshëm sesa mendohej?

Një studim i realizuar nga Universiteti i Torontos ka vënë në pikëpyetje këshillat e kahershme për shmangien e produkteve të qumështit me yndyrë të plotë, për shkak të frikës nga shtimi në peshë dhe rritja e kolesterolit.

Në hulumtim morën pjesë 74 të rritur me mbipeshë ose obezitet, të cilët u monitoruan për një periudhë prej 12 javësh.

Rezultatet treguan se personat që konsumuan tri porcione produkte qumështi me yndyrë të plotë në ditë nuk shtuan më shumë peshë dhe nuk patën rritje të kolesterolit, krahasuar me pjesëmarrësit që konsumuan sasi më të vogla.

Për më tepër, grupi që konsumoi më shumë produkte të qumështit kishte marrje më të lartë të kalciumit, proteinave dhe vitaminës D. Studiuesit vunë re edhe përmirësim të tensionit të gjakut te këta pjesëmarrës.

Profesori i nutricionit në Universitetin e Torontos, Harvey Anderson, ka shpjeguar se produktet e qumështit përmbajnë proteina dhe lëndë të tjera ushqyese që ndikojnë në mënyrën se si organizmi i përpunon yndyrnat.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se hulumtimi kishte numër të kufizuar pjesëmarrësish dhe zgjati vetëm tre muaj, prandaj nevojiten studime më të gjera për të kuptuar ndikimin afatgjatë të konsumimit të këtyre produkteve.

Ndërkohë, ekspertët vazhdojnë të rekomandojnë një ushqyerje të larmishme dhe konsumim të moderuar të produkteve ushqimore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit