Një lajm i trishtë ka tronditur familjen Haliti dhe banorët e Kozhicës së Skenderajt, pasi ka ndërruar jetë i riu Oltion Haliti, i cili për 52 ditë ishte në kujdes intensiv, pas një aksidenti me motoçikletë.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, përmes një njoftimi prekës, ku kanë shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e më të dashurit të tyre.
I riu kishte qëndruar për 52 ditë në kujdes intensiv, pas lëndimeve që kishte pësuar në aksidentin me motoçikletë, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetonte.
Familjarët kanë bërë të ditur se për kohën e varrimit dhe detajet e tjera rreth ceremonisë mortore do të njoftojnë me kohë.








