Gjyqtarja në Gjilan sulmohet nga një burrë që s’i pëlqeu vendimi i saj

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) e ka dënuar ashpër sulmin ndaj gjyqtares së Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Viti, Qëndresa Sejdiu.


Një person, i pakënaqur me një vendim të gjyqtares, e ka sulmuar atë duke e kapur për krahu të mërkurën rreth orës 14:00, në fshatin Sadovinë e Jerlive në Viti.

“KGJK thekson se sulmet e këtij lloji ndaj gjyqtarëve janë të papranueshme dhe të patolerueshme, dhe i dënon fuqishëm ato. Çdo akt i tillë përbën sulm ndaj sistemit të drejtësisë dhe ndaj vetë sundimit të ligjit”, thuhet në reagimin e KGJK-së.


KGJK tha se “mbështet fuqishëm gjyqtarët në përmbushjen e detyrave të tyre në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe profesionale, në shërbim të drejtësisë dhe interesit publik”.

“Njëkohësisht, u bëjmë thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e menjëhershëm të rastit dhe për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e gjyqtarëve, në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore”, thuhet në reagim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit