Vrasja e Arlinda Zekajt, kryeprokurori pret në takim aktivistet që po protestojnë para KPK-së

Aktivistet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist kanë vazhduar protestën e tyre duke kërkuar takim me kryeprokurorin e shtetit, Zejnulla Gashi, lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Fillimisht, protestuesve u ishte komunikuar nga zyrtarët policorë dhe zyra e kryeprokurorit se në takim do të mund të hynin vetëm pesë përfaqësues të tyre.

Megjithatë, pas kërkesës së aktivisteve, kryeprokurori pranoi të priste shumicën e protestuesve në zyrën e tij.


Më pas, aktivistet u drejtuan për në takim me kryeprokurorin, ku pritet të përcjellin kërkesat e tyre për drejtësi, përgjegjësi dhe trajtim institucional të rastit.

Protesta vjen në kuadër të kërkesës së vazhdueshme të aktivisteve për zbardhjen e rastit dhe mbrojtjen e grave nga dhuna.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit