10-vjetori i vdekjes së Astrit Deharit, mbahet konferencë për media para Prokurorisë Speciale

Me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit, të enjten, më 5 nëntor, do të organizohen një sërë aktivitetesh përkujtimore në Prishtinë dhe në Zllatar.


Aktivitetet do të nisin në orën 09:30 me homazhe te varri i Astrit Deharit në fshatin Zllatar.

Në orën 11:00, në të njëjtën kohë, do të organizohen dhurimi vullnetar i gjakut në zyrat e Sekretariatit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje dhe një konferencë për media nga familja Dehari dhe avokati Tomë Gashi, para objektit të Prokurorisë Speciale në Prishtinë.


Më pas, në orën 11:30, në Amfiteatrin e Fakultetit të Mjekësisë do të mbahet një bashkëbisedim me brezat e rinj.

Në orën 14:00 do të hapet ekspozita “Kujtimet e veprimtarisë së Astrit Deharit”, në zyrat e Sekretariatit të Përgjithshëm të LVV-së.

Ndërkaq, në orën 17:30, në Kino ABC do të mbahet Akademia Përkujtimore, ndërsa në orën 18:30 do të bëhet ndezja e qirinjve te murali “Astrit Dehari”.


Aktivitetet përkujtimore do të përmbyllen në orën 20:00, me natën përkujtimore “Astriti në kujtimet e shokëve dhe shoqeve”, në kafenenë “Retrovers”, afër Mensës së Studentëve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit