Gjykata e Posaçme e Apelit në Shqipëri ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj Vlora Hysenit. Gjykata miratoi vendimet e shkallës së parë të 21 dhe 24 shtatorit 2026, për sa i përket masës ndaj saj.
Mbrojtja kishte kërkuar ndryshimin e masës, me arsyetimin se Hyseni nuk paraqiste rrezik të largimit nga vendi apo të ndërhyrjes në prova.
Sipas vendimit, kundër tij mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve. Afati nis të nesërmen e njoftimit të vendimit të arsyetuar.









