Një person është gjetur i vdekur në orët e para të së hënës në Prizren.
Lajmi u bë i ditur në raportin ditor të Policisë së Kosovës, ku thuhet se mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e tij në vendngjarje.
“Prizren / 01.11.2026 – 01:20. Është raportuar se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor të së hënës.
Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime.









