Tragjedi në Gjilan, një 27-vjeçar dhe një foshnjë gjenden pa shenja jete në një shtëpi

Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku në një shtëpi janë gjetur dy persona pa shenja jete, një burrë dhe një foshnjë.

Rastin për Gazetën e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se informacioni është pranuar rreth orës 08:47.

Sipas Hashanit, njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e të dy personave.

Viktima mashkull ishte i vitlindjes 1999, ndërsa personi tjetër i pajetë ishte foshnjë.


Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa Policia, në koordinim me Prokurorinë, është duke ndërmarrë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit