Çitaku kujton Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes: Heronjtë nuk vdesin kurrë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kujtuar heroin e Kosovës, Zahir Pajazitin, në 64-vjetorin e lindjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se shtatorja e Pajazitit i jep frymëzim dhe shpresë, duke vlerësuar qëndrimin e tij prej një njeriu të vendosur dhe sypatrembur.


Ajo ka theksuar se pavarësisht viteve që kalojnë, Zahiri mbetet përherë i ri në kujtesën e popullit, si një ndër luftëtarët e parë të lirisë.

“Sepse heronjtë nuk vdesin kurrë. Ata kanë vetëm ditëlindje”, ka shkruar Çitaku, duke i uruar 64-vjetorin e lindjes heroit Zahir Pajaziti

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit