Sot është ditëlindja e heroit të UÇK-së, Zahir Pajaziti

1 nëntori shënon ditëlindjen e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajazitit.

Ai u lind më 1 nëntor 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra heroikisht më 31 janar 1997 në Pestovë të Vushtrrisë. Në atë përballje me forcat serbe, bashkë me të u vranë edhe bashkëluftëtarët Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Në 11-vjetorin e rënies së tij, më 31 janar 2008, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore, “Urdhrin Hero i Kosovës”.


Në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e tij, sot Komuna e Podujevës, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta, organizon ceremoni përkujtimore në Kompleksin Memorial në Orllan.

Përmes kësaj ceremonie, do të nderohet kujtimi i Zahir Pajazitit dhe i bashkëluftëtarëve të tij, të cilët ranë në luftën për çlirimin e Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit