Arifi: Konferencë e poshtër e Gërvallës dhe Sveçlës, jepni dorëheqje

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas zhvillimeve lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.

Arifi, në një adresim për medie, ka kritikuar konferencën e dy zyrtarëve të lartë të qeverisë, duke e cilësuar atë si “të poshtër”.


Sipas tij, paraqitja e tyre ka dëshmuar dështime në disa nivele të institucioneve që ata drejtojnë.

“Konferencë e poshtër e dy zyrtarëve publikë të Kosovës në raport me rastin që e ka tronditur çdo qytetar të Kosovës. Ata dëshmuan se ka dështime në shumë nivele të sistemit që drejtojnë. Arroganca e tyre, cinizmi i tyre, ishin neveritëse. Ne si Aleancë nuk kemi asnjë konkluzion tjetër, përveçse ekziston një përgjegjësi e qartë politike dhe ajo duhet të adresohet nga qeveria. Edhe Gërvalla edhe Sveçla duhet të japin dorëheqje”, ka deklaruar Arifi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit