KPK publikon arsyetimin për suspendimin e prokurores: Ishte në dijeni për kërcënimet ndaj Arlinda Zekajt, por nuk ndërmori veprime

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar arsyetimin e vendimit për suspendimin e zëvendëskryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Arlinda Nallbani-Gacaferri, e cila njëkohësisht ushtronte detyrën e koordinatores për dhunën në familje.


Sipas vendimit, prokurorja ishte në dijeni se më 22 tetor 2026 ishte shkelur urdhri mbrojtës ndaj Arlinda Zekajt dhe se në shtëpinë e saj po qëndronin persona të tjerë, përfshirë Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen e saj.

KPK-ja thekson se Policia e kishte njoftuar prokuroren për rastin, ndërsa gjatë intervistimit Arlinda Zekaj kishte deklaruar se Albert Sylaj e kishte kërcënuar me fjalët: “Largomu, largomu se të mys”.


Megjithatë, sipas vendimit, Nallbani-Gacaferri kishte udhëzuar që Sylaj të intervistohej në cilësinë e dëshmitarit, duke mos e trajtuar kërcënimin e drejtpërdrejtë si rrethanë që kërkonte vlerësim të rrezikshmërisë ndaj viktimës.

KPK-ja vlerëson se prokurorja, pavarësisht se ishte e informuar për kërkesat urgjente të Arlinda Zekajt dhe rrezikun që i kanosej, nuk kishte ndërmarrë veprimet e nevojshme prokuroriale për mbrojtjen e saj.

Në arsyetimin e vendimit thuhet gjithashtu se ajo nuk kishte marrë parasysh provat dhe faktet gjatë trajtimit të rastit dhe se kishte shkelur detyrimet për profesionalizëm dhe përgjegjshmëri.


Ndryshe, më 29 tetor KPK-ja vendosi të suspendojë edhe kryeprokuroren e Pejës, Lumturije Vuçetaj. Në të njëjtën ditë u suspenduan edhe 11 zyrtarë policorë të hierarkisë komanduese në Pejë.

Ndërsa më 30 tetor, kryeministri Albin Kurti pranoi dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha.


Këto zhvillime pasuan vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës, më 25 tetor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit