Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka folur për mundësinë e një bashkëpunimi politik mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke vlerësuar se dallimet partiake nuk duhet të jenë pengesë kur bëhet fjalë për interesin e shtetit.
“A duhet që dallimet tona partiake të na pengojnë të bashkëpunojmë për interesat e Republikës?”, ka deklaruar Mustafa.
Ai e ka cilësuar 16 shtatorin si një moment të rëndësishëm për Kosovën, ndërsa ka bërë të ditur se ka propozuar bashkëpunim ndërmjet dy subjekteve politike.
Sipas Mustafës, konkurrenca politike dhe përgjegjësia shtetërore mund të bashkëjetojnë dhe nuk duhet të përjashtojnë njëra-tjetrën.









