Inspektorati Policor i Kosovës ka publikuar gjetjet e nxjerra pas një hetimi preliminar sa i përket dështimit të Policisë së Kosovës në menaxhimin e rastit të Arlinda Zekajt.
Mes shumë shkeljesh, tregohet se si zinxhiri komandues në Stacionin e Policisë në Pejë kishte shpërfillur një e-mail të një hetuesi, i cili kishte kërkuar që Arlinda të vizitohej në shtëpinë e saj nga Policia dhe të kishte komunikim me të me qëllim të evidentimit të gjendjes në terren.
“Mos trajtimi nga zinxhiri komandues i shkresës/emailit të datës 23 tetor 2026, të dërguar nga hetuesi policor i cili kërkon vlerësim të rastit dhe asistence në kapacitete. Hetuesi kishte vlerësuar që gjatë kohës që znj. Arlinda Zekaj ndodhej në shtëpi, të vizitohej nga patrulla të uniformuara policore dhe komunikim të shtuar me të, me qëllim të evidentimit të situatës brenda shtëpisë;”, thuhet në komunikatën e IKP-së.








