Dosja e Prokurorisë: Albert Sylaj dyshohet se e vrau Arlinda Zekajn me sëpatë para syve të fëmijëve

Albert Sylaj dyshohet se e vrau në mënyrë mizore Arlinda Zekajn, bashkëshorten e vëllait të tij, duke e goditur me sëpatë në pjesë të ndryshme të trupit, kryesisht në kokë, derisa ajo vdiq në vendin e ngjarjes.

Këto janë detajet tronditëse që përshkruhen në dosjen e Prokurorisë, të cilën e ka siguruar Klan Kosova. Në të përshkruhen nata kritike dhe veprimet e të dyshuarit.

Sipas dosjes, pasi Arlinda ishte kthyer në shtëpi nga Stacioni Policor në Pejë, ku kishte raportuar dhunën nga bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj, Albert Sylaj dyshohet se, në shenjë hakmarrjeje për ndalimin e vëllait të tij nga policia, mori një sëpatë dhe hyri në dhomën e gjumit të viktimës.

Sipas përshkrimit të Prokurorisë, kur i dyshuari hyri në dhomë, Arlinda u përpoq të fshihej pas derës, por ai filloi ta godiste në pjesë të ndryshme të trupit, kryesisht në kokë. Si pasojë e goditjeve, ajo vdiq në vendin e ngjarjes.

Krimi dyshohet se u krye në praninë e fëmijëve të Albert Sylajt dhe djalit të Arlindës.

Prokuroria e cilëson rastin si vrasje të rëndë, që dyshohet se është kryer ndaj një anëtari të familjes, për hakmarrje të paskrupullt dhe në mënyrë mizore.

Në kërkesën për caktimin e paraburgimit, Prokuroria ka theksuar edhe rrezikun e përsëritjes së veprave penale, duke iu referuar të kaluarës penale të Sylajt. Sipas dosjes, ai ka katër raste me aktgjykime të formës së prerë.

Po ashtu, sipas dosjes, i dyshuari dyshohet se posedonte një pistoletë të tipit A8 pa leje nga organet kompetente, e cila ende nuk ishte siguruar si provë.

Gjykata Themelore në Pejë ia ka caktuar Albert Sylajt një muaj paraburgim, pas aprovimit të kërkesës së Prokurorisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit