Sot në Prishtinë protestohet për vrasjen e Arlinda Zekajt, politikanët nuk janë të mirëpritur

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se sot do të mbahet protestë kombëtare në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Kolektivi në njoftimin e tyre, kanë bërë thirrje për revoltë kombëtare për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave në Kosovë, pas vrasjes së fundit që tronditi shoqërinë kosovare.


Protesta do të fillojë në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, nga ku protestuesit pritet të marshojnë drejt Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Policisë së Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës, ‘të revoltuar/a, ne i japim afat 24 orë institucioneve që të fillojnë me shkarkime e hetime të zyrtarëve që e kanë dërguar me duart e tyre Arlindën drejt vrasjes.’, kanë shkruar Kolektivi.

Poashtu në njoftimin e tyre ata kanë theksuar se përfaqësuesit e partive politike nuk janë të mirëpritur.


‘Ne e kundërshtojmë, qoftë edhe me konfrontim, çdo përpjekje të partive politike për ta shfrytëzuar dhe tregtuar kufomat e grave për kalkulime partiake. Revolta është e jona, dhe është e drejtuar kundër krejt juve. Nga ju lypet veprim, jo zaptim i zërit tonë popullor.‘ kanë deklaruar përfaqësuesit e Kolektivit në fjalë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit