Avokati Skender Musa, në emisionin “Forum” në DTV Media, ka folur për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për dështimet që, sipas tij, e paraprinë këtë tragjedi.
Musa ka deklaruar se të paktën dy ministra duhet të japin dorëheqje: ministri i Drejtësisë dhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës.
Duke e lidhur këtë rast me mënyrën se si institucionet e trajtojnë dhunën në familje dhe mbrojtjen e viktimave, avokati ka kritikuar edhe masat mbrojtëse që ishin në fuqi për Arlinda Zekajn.
Musa ka theksuar se institucionet kishin dështuar ta mbronin atë. Ai ka përmendur urdhrin mbrojtës, me të cilin bashkëshortit të saj i ndalohej t’i afrohej më pak se një metër, si dhe kishte thënë se kërkesa për mbrojtjen e anëtarëve të tjerë të familjes nuk ishte përfshirë në atë urdhër.
Sipas avokatit, dorëheqjet e dy ministrave do të ishin një hap i domosdoshëm për marrjen e përgjegjësisë pas kësaj tragjedie.








