“Nuk dorëzohem, iu vras edhe juve”- Raportohet se i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt ka kërcënuar edhe policët

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe zyrtarët policorë gjatë komunikimit me ta, duke u thënë se nuk do të dorëzohej.

Këtë informacion e bëri publik Ermal Panduri. Ai tha se, sipas një informacioni që ka siguruar, Sylaj u kishte paralajmëruar policëve se do t’i vriste nëse tentonin ta arrestonin.

“Informatë ekskluzive: Kur ka komuniku policia me dorasin e dyshuar, ka thënë: ‘Nuk dorëzohem, iu vras edhe juve. I gjallë nuk dorëzohem’”, deklaroi Panduri.


Deri më tani, nuk janë bërë të ditura rrethanat e këtij komunikimi, koha kur pretendohet se ka ndodhur apo nëse kërcënimet janë konfirmuar nga autoritetet policore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit