Zemaj i thotë Qeverisë: Protestat do t’ju detyrojnë të jepni dorëheqje

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i është drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e kritikuar për mungesë të përgjegjësisë dhe llogaridhënies.


“Ti mund të shtysh edhe 50 orë të tjera përgjegjësinë dhe llogaridhënien. Ju mund të mos e merrni as përgjegjësinë morale, mund të mos jepni as dorëheqje, por protestat do t’ju detyrojnë të merrni përgjegjësi dhe të jepni dorëheqje”, ka deklaruar Zemaj.

Ndërkohë, nesër, e mërkurë, nga ora 16:00, është paralajmëruar protestë lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Protesta vjen pas reagimeve publike për rastin dhe kërkesave për përgjegjësi institucionale.


Vrasja e 49-vjeçares Arlinda Zekaj ndodhi të dielën, më 25 tetor, në shtëpinë e saj në Vitomiricë të Pejës. Për këtë rast, Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, kunatin e viktimës, i cili dyshohet për vrasje të rëndë dhe vazhdon të jetë në arrati.

Ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të viktimës, Prokuroria ka kërkuar paraburgim për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, nën dyshimin se ai kishte shkelur urdhrin e gjykatës për të mos e kërcënuar apo shqetësuar Arlindën.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit